Më 6 korrik të çdo viti festohet Dita Botërore e Puthjes, edhe pse në fakt duhet thënë se nuk është një festë për të gjithë sepse duhet të kesh dikë për të puthur si fillim.
Në disa shtete amerikane, puthja është e ndaluar nëpër zona të caktuara.
Në Wisconsin nuk mund të puthësh nëpër trena, ndërsa në Lowa, puthjet duhet të zgjasin maksimumi 5 minuta. Edhe në Rusi ka një disaprovim të përgjithshëm ndaj puthjeve në publik.
Kurse në Francë, që konsiderohet edhe si atdheu i puthjes, është mirë të mos kryhet kur zbritet nga metroja, për të mos bezdisur pasagjerët e tjerë.
Përsa i takon Evropës, puthje më të shumta jepen në Spanjë e Francë, ku çiftet shkëmbejnë deri në dhjetë puthje në ditë.