Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.
Bëhet me dije se do të ketë rënie të temperaturave minimale.
IHMK bën me dije se në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shëndrrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.