Sonte super meçi ndërmjet Tyson Furyt dhe Dillian Whyte

0
401

Ndeshja ndërmjet Tyson Furyt dhe Dillian Whyte është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme sot në botë.

Ata do të ndeshen me fillim nga ora 23:00 (transmetini nga RTK), në meçin ku pritet të jenë rreth 94 mijë të pranishëm.

Dy boksierët britanikë shquhen për aftësitë e tyre të mëdha dhe goditjet poashtu shumë të forta, një fakt që na jep të drejtën të presim një përballje fantastike.Megjithatë, shuma se sa do të fitojnë të dy bokserët nga ky meç, është poashtu një fakt interesant për t’u mësuar.

Financat për këtë superluftë janë të mëdha pasi Fury pritet të fitojë 29.5 milionë dollarë përkundrejt 7.4 milionë dollarëve sa pritet të shkojnë për Whyte.Fituesi i betejës do të fitojë gjithashtu një shtesë prej 4.1 milionë dollarësh, siç është negociuar nga të dy luftëtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here