Pas ditëve me temperatura të larta vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.
Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës. Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë.
Temperaturat minimale për dy ditët në vijim parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.