Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Selman Sokoli, së bashku me Albulena Haxhiun, ish-ministre e Drejtësisë dhe kryetare e GVV-së dhe kandidatët tjerë për deputet, ka zhvilluar një takim me vajza dhe gra të Lëvizjes në Prizren.
Sokoli theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i grave kanë qenë vendimtarë në rritjen dhe mbështetjen e gjerë popullore të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai nënvizoi se VV mbështet emancipimin e grave përmes politikave konkrete, si rritja e shtesave për fëmijë nga 45 në 90 euro në mandatin e ardhshëm, mbështetja për nënat lehona, programi SuperPuna për punësimin e grave dhe bursat STEM për vajza.
Postimi i plotë i Selman Sokolit
Bashkë me Albulena Haxhiun, ish ministre e Drejtësisë dhe kryetare e GVV-së, patëm takim me vajza e gra të Lëvizjes në Prizren.
Vajzat dhe gratë janë arsyeja kryesore pse Lëvizja është sot kaq e madhe dhe gëzon një mbështetje kaq të gjerë popullore. Pa angazhimin, përkushtimin dhe besimin e tyre, ky ndryshim nuk do të ishte i mundur.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje mbështetëse e emancipimit të grave – jo me fjalë, por me politika konkrete:
• Shtesa për fëmijë, që nga zero janë bërë 45 euro, ndërsa në mandatin e ardhshëm do të rriten në 90 euro.
• Mbështetje për nënat lehona, si garanci për dinjitet dhe siguri sociale.
• SuperPuna për gratë, që krijon mundësi reale punësimi dhe pavarësi ekonomike.
• Bursa STEM për vajza, për arsim cilësor dhe përfshirje në profesionet e së ardhmes.
Këto nuk janë premtime boshe, por rezultate dhe angazhime të qarta në kuadër të programit Siguri dhe Begati – një program që e vendos gruan në qendër të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
Mos lëshoni pe. Për siguri dhe begati.
LVV116✔️
Albin Kurti 1✔️
Selman Sokoli 109✔️














































