Paris Saint-Germaini nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kylian Mbappen, ani se ky i fundit i ka mohuar raportimet për një kalim në Real Madrid.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, qëndrimi i PSG-së është i njëjtë; Mbappe ose nënshkruan kontratën e re ose largohet nga klubi.
Romano thotë se klubi parisien nuk ka hesap ta humbasë falas në vitin e ardhshëm edhe kur i përfundon kontrata.
Ai shton se klubi francez është i zhgënjyer me të, teksa Real Madridi është duke u informuar mirë për situatën. /Klankosova.tv.