International Energy Agency ka miratuar lirimin e 400 milionë fuçive naftë për të kompensuar furnizimin e humbur si pasojë e “mbylljes efektive” të Ngushticës së Hormuzit, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i saj, Fatih Birol.
Duke njoftuar lirimin “më të madh ndonjëherë” të 400 milionë fuçive naftë, International Energy Agency (IEA) tha se 32 vendet anëtare të saj votuan njëzëri në favor të këtij veprimi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Sfidat e tregut të naftës me të cilat po përballemi janë të paprecedenta për nga përmasat, prandaj jam shumë i kënaqur që vendet anëtare të IEA-s kanë reaguar me një veprim kolektiv emergjent me përmasa po ashtu të paprecedenta,” tha drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol.
IEA njofton se rezervat emergjente do të hidhen në treg brenda një afati kohor që i përshtatet rrethanave kombëtare të secilit vend anëtar.
Sipas saj, kjo është hera e gjashtë që IEA miraton një lirimin e koordinuar të rezervave të naftës; më parë kjo ka ndodhur në 1991, 2005, 2011 dhe dy herë në 2022.
Ajo shton se vendet anëtare mbajnë rezerva emergjente prej më shumë se 1.2 miliardë fuçi naftë, ndërsa rreth 600 milionë fuçi të tjera janë rezerva të industrisë që mbahen nën detyrimin e qeverive.














































