Simptomat, shkaqet dhe trajtimi i sinusëve

0
370

Në rubrikën “Mjeku i Javës’’ vjen specialist i Otorinolaringologjisë dr. Sylejman Nishori, i cili ka ndarë informacione lidhur me simptomat, shkaqet e sinusëve.

Dr. Sylejman Nishori është një mjek i specializuar në Otorinolaringologji, i diplomuar në vitin 2003. Pas përfundimit të specializimit në vitin 2010, ka vazhduar të edukohet dhe të zhvillojë njohuritë e tij në fushën e patologjisë së veshëve, hundës dhe sinusëve. Ai ka pasur trajnime të specializuara në Turqi dhe Gjermani me ekspertë të fushës, shkruan Gazeta Shneta.

Nishori ka një përvojë të gjatë dhe të pasur, duke kryer mbi 4000 operacione në fushën e Otorinolaringologjisë, me një theks të veçantë në kirurgjinë estetike dhe funksionale të sinusëve, përfshirë metodën e FESS (Functional Endoscopic Sinus Surgery).

Në vitin 2020, ka arritur një marrëveshje me ShSKUK për të kryer operacione FESS në Klinikën e ORL-së në QKUK dhe për të ofruar trajnim kolegëve të tjerë në këtë metodë. Përveç punës në institucionet publike, Dr. Nishori është i angazhuar edhe në spitalet private si Spitali Amerikan dhe United Hospital në Prishtinë, si dhe në ordinancën e tij “ORL-Estetika” në Prizren.

Dr. Nishori tregoi se sinusët janë zgavra me ajër të vendosura në krye të kokës dhe ndahen në katër pjesë. Ai numëroi edhe shkaqet e patologjisë së hundës dhe sinusëve mund të jenë të shumta, përfshirë infeksionet bakteriale, virale dhe mykotike, alergjitë, pengesat mekanike.

Sinusët apo hapsirat paranasale janë boshllëqe – zgavra të mbushura me ajër të vendosura në regjionin  kokës e që janë 4 palë;  -frontal (ballor), -maxillar ( në regjionin e fytyrës nën mollëza), -ethmoidal (te rrënja e hundës ngjitur me orbitën e syrit) dhe -sphenoidal ( janë në mes të kokës),

Funksionet e sinusëve;- e njomin e ngrohin e pastrojne e filtrojnë ajrin, pastaj këto hapësira shërbejnë për amortizimin e goditjeve te shkaktuar gjatë ndonjë traume si airbag, këto gjithashtu kan rol rezonator duke i dhënë timbrin apo ngjyrën zërit. 

Shkaqet dhe faktorë të patologjisë së hundës dhe sinusëve janë të shumtë; 

  • infeksionet  bakteriale virale dhe mykotike

alergjitë e ndryshme ajrore ushqimore

pengesat mekanike  të hundës që pengojnë ajrosjen e sinusëve – që të fëmija më shumë janë rritja e bajemeve në veqanti e bajamës së tretë 

lëndimet e hundës që për pasojë mund të kene devijimet e perdës së hundës, polipet nasale, edema apo fryerja e konkave nasale, atresionet apo stenozat e hoanave

infeksonet parazitare të traktit gastrointestinal që janë infeksione fekalo-orale te cilat mund të ken impakt  edhe në hundë si dhe me hulumtimet  e fundit  edhe helicobacter pylori dhe GERD- refluxi mund të ket ndikim në mukozën e  hundës edhe sinuseve edhe pse në masë shumë të vogël, 

tymosja  e duhanit faktor shumë me rëndësi

expozimi ndaj faktorëve si pluhuri gazrat avujt aromat e rënda nga materiet higjienike sanitare avujt e liruar nga këto,  

konsumimi i pijeve alkoolike që mund të  shkaktojnë edemë te mukozës së hundës dhe sinusëve,   

kushtet mikroklimateike si ndryshimi i ambientit ftohtë-nxehtë apo e kundërta, pastaj ndryshimi i presionit atmosferik ndryshimi i lartësisë mbidetare, lagështia e ajrit etj.

Shenjat dhe simptomet më të shpeshta të pezmatimit të hundës dhe sinusëve; 

zënje hundesh  

rrjedhje hundesh sekret i dendur me ngjyrë te verdhë apo edhe në të gjelbër 

vështiresi në frymmarrje me hundë 

ndjenja e presionit apo shtypjes- peshës në regjionin e sinuëeve dhe syve 

kokëdhimbje nëse ska rrjedhje varësisht cili sinus është i përfshirë edhe dhimbja perziston në ate anë 

postnasal drip ( sekret me qelb ne regjionin e murit të pasëm të pharingut) që krijon edhe ndjenjen e trupit ëe huaj 

kollitje herëpashere për shkak të rrjedhjes së sekretit  

ndjenja e  rëndeses në kokë 

humbja e  shqisës së nuhatjes 

ethe temperaturë 

ndonjëherë dhimbje dhëmbesh 

humbje disponimi, lodhje plogështi.

Tutje dr. Nishori tregoi si ndihmon mjekimi i sinusit akut në dallim nga ai kronik.

Mjekimi me kohë dhe adekuat i sinusitit akut do të pengoj krijimin e pezmatitmit kronik, 

Mjekimi i sinusitis akut konstiston  në mjekimin me antibiotik në rast se konfirmohet infeksioni bakterial në rast se jo ateherë pritet për një kohë, nëse shenjat  nuk tërhiqen atëherë vazhdojmë me; 

antibiotik 10 ditë deri dy javë radhazi,  

kortikosteroid,  

dekongjestiv nasal  

sekretolitik në rast kur kemi sekret të dendur, 

analgjetik për zbutjen e dhimbjes 

konsumimi i lëngjeve  

pushimi 

pjesë me rendesi e mjekimit është  edhe dhënia e  këshillave për mbrojtjen nga faktorët që e provokojnë këtë pezmatim që u ceken me lartë shmangia nga ambientet e mbyllura ajrosja e ambientit si dhe lavazha apo pastrimi i hundës me ujë me krypë me sodë bikarboni, te sinusitet akute rrallë kemi komplikime e ato mund te jenë sinusitet kronike, meningjitet, celulliti i orbitës e ndonjëherë pezmatimi i njohur si osteomielit, në keto raste mund kërkohet tretmani operativ me qëllim të drenimit dhe menjanimit të infeksionit. 

Sinusiti kronik– në rast se sinusitet akute përsëriten dhe zgjasin më shumë se 2 – 3  muaj atëherë kjo paraqet pezmatimin kronik të sinusëve 

Te sinusitet kronike shenjat dhe simptomet janë edhe më të shprehura 

Mjekimi konsiston ne mjekimin medikamentoz dhe kirurgjik 

Mjekimi medikamntoz i sinusiteve kronike zgjatë 4 – 6 javë  

Në rast se mjekimi medikamntoz nuk e zgjidh problemin atëherë ne kalojmë në mjekimi kirurgjik 

Mjekimi kirurgjik konsiston në menjanimin e faktorëve mekanik që  kan shkaktuar mbylljen e ostiumeve apo hyrjeve të sinusëve me qëllim të lirimit apo drenimit të rrugëve normale ato pengesa mund të jen devijimet e perdës së hundës polipet nasale, rritja e konkave nasale apo mbyllja e portave apo hyrjeve të sinusëve. 

Metoda më mirë më e lehtë me efektive- minimal invazive është trajtimi me endoskopi i njohur pra si FESS kirurgjie endoskopike funksionale e  sinuseve – që konsiston në rikthimin e funksionit normal të mukozës së hundës dhe sinusëve. 

Kjo realizohet përmes disa teleskopeve -optikave me kënde të ndryshme që futen në hundë dhe permës tyre shohim pengesat dhe me mjete shumë të përsosura i menjanojmë dhe i eliminojme ato pengesa duke rikthyer kështu funkionin nromal të sinusëve. 

Tani ka filluar te aplikohet edhe ballon sinusoplaty metode që konsiston në zgjerimin e hyrjes-ostiumeve të sinusëve përmes një baloni.

Dr. Sylejmani tregoi edhe për ndikimin e alergjive në shfaqjen e sinusitëve.

Alergjitë kanë ndikim shumë të madh në shfaqjen dhe masnifestimin e  sinusiteve, andaj zbulimi dhe diagnostifikimi i hershëm i alergjive mund të ndihmoj edhe në mjekimin e  pezmatimit te sinusitive, janë te shprehura shumë alergjitë në pluhur dhe alergjitë në polen të luleve dhe barit të gjitha keto shkaktojnë edemë të mukozës së hundës dhe për pasojë mbylljen e ostiumeve dhe mosventilimin apo drenimin e sinusëve me këtë rast pezmatimin e tyre. 

Më tutje ai tregoi si ndikojnë kushtet mjedisore si temperatura dhe lagështia në shëndetin e sinuseve.

Kushtet klimatike kanë ndikim të madh te një numer i konsiderueshem  i njerëzve; ndrrimi i ambientit ftohte- nxehte dhe ansjelltas   ndryshimi i presionit atmosferik  ndryshimi i lartesise mbidetare, lagështisë së ajrit etj.

Sipas dr. Nishorit rol luan edhe higjena orale dhe problemet dentare në sinusë.

Ekzistojnë edhe sinusitet odontogjene ku lidhen me problemet e higjienës orale dhe problemeve që mund të shkaktojnë ato si absceset dentoalveolare, problemet apo sëmundjet periapikale dhe periodontale, traumat  gjatë  nxjerrjes së dhëmbëve në mënyrë indirekte mund të shkaktojnë telashe me sinusët, andaj edhe mirëbajtja e  higjienës orale ka ndikim duke zvogëluar këto probleme dentogjene e me këtë edhe  në sëmundjet e sinusëve.

Në fund dr. Sylejmani ndau këshillat e tij për personat e prekur nga sinusët.

Shpërlarja e hundës me ujë me kripë dhe sodë bikarboni dhe kjo të përgatitet në këtë mënyrë;

– marrim 1 liter ujë te vluar dhe pasi të vlojë sa është nxehtë i shtojmë 2 lugë të vogla të kafes krypë dhe 1 lugë te kafës sodë bikarboni  e përziejmë dhe pasi të tretet dhe në temperature të dhomës bëjmë shpëlarjen e hundës – lavazhën  disa herë në ditë.

Shmangia apo largimi nga ambientet e mbyllura dhe ajrosja sa më e shpeshtë   ambientit ku rrijmë,

Ndërprerja e  tymosjës se duhanit, – përfundoi ai./gazetashneta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here