Si t’i identifikoni interesat tuaja në karrierë?

0
221

Interesat e karrierës pasqyrojnë preferenca të qëndrueshme për aktivitete të caktuara të punës dhe mjedise të punës. Kur një karrierë është në përputhje me interesin e dikujt, mund të ketë më shumë motivim për të kushtuar përpjekje për zhvillimin e njohurive dhe aftësive përkatëse, vendosjen e synimeve më të larta të lidhura me karrierën dhe ndërmarrjen e veprimeve për të arritur ato synime.

Pasi të keni një ide të fortë për atë që doni të bëni, ende mund të jetë një hap i madh për ta shndërruar atë pasion në një karrierë të vlefshme. Këtu janë disa hapa të thjeshtë për të filluar ndryshimin:

Kujtoni se çka ju pëlqente në moshën e hershme

Shpesh, pasionet tona më të vërteta shfaqen në fëmijëri. Prandaj, mendoni për atë që keni dashur shumë kohë përpara se të shqetësoheshit për karrierën tuaj. Ju pëlqente shkrimi? Eksperimentet shkencore? Të kujdeseni për njerëzit? Kthimi në kontakt me ato instinkte është një hap i rëndësishëm për të gjetur pasionin tuaj.

Largoni fokusin nga paratë

Sigurisht që paratë nuk mund të injorohen, por mos lejoni që presionet financiare të diktojnë zgjedhjet tuaja. Karriera juaj në fund të fundit duhet të çojë në sigurinë financiare, por paranë nuk duhet ta shihni si motivuesin kryesor nëse nuk merrni kënaqësi nga puna që bëni.

Përdorni rrjetet sociale

Fakti se jemi duke jetuar në epokën e rrjeteve sociale është i pamohueshëm. Prandaj, pasi të keni identifikuar se çfarë është ajo që ju pëlqen përdorni rrjetet sociale si Twitter, Facebook dhe LinkedIn, duke u lidhur me njerëzit që ndajnë fusha të njejta interesi sikur ju. Lexoni blogje, bashkohuni me forume dhe zbuloni se si është në të vërtetë ta bëni atë që doni.

Bëni hulumtime online

Ndani një kohë të caktuar për të shikuar se cilat kurse ju interesojnë. Cilat janë trajnimet që do t’ju ndihmonin në zhvillim të aftësive? Cilat fusha studimi ju pëlqejnë dhe cilat jo? Hulumtimi i këtyre mundësive do t’ju ndihmojë të keni një pikëpamje më të qartë për fushat që keni interesim.

Kërkoni komente nga miqtë

Ndonjëherë nuk mund të jeni gjykatësi/sja më i/e mirë në lidhje me atë që ju bën të lumtur. Prandaj, mos hezitoni t’i pyesni njerëzit që ju njohin ngushtë kur ju dukeni më të lumtur dhe çfarë bëni me entuziazëm. Përgjigjet e tyre mund t’ju habisin.

Mendoni për atë që ju pëlqeni dhe jeni i/e mirë në të

Përqendrohuni në gjërat që i pëlqeni dhe i bëni mirë. Shkruani një listë të preferancave tuaja. Pastaj, ngushtoni listën në tre ose katër gjërat kryesore. Rishikoni atë shpesh dhe përdorni si pikë referimi kur jeni duke planifikuar lëvizjen tuaj të radhës në karrierë.

Leave a Reply