Lëkura perfekte nuk është thjesht çështje ADN-je, por rutina e përditshme ka një ndikim të madh në atë që shihet në pasqyrë. Më poshtë po ju listojmë disa këshilla që duhen zbatuar me rigorozitet për një lëkurë të shndritshme në çdo kohë.
Si fillim jepini kohë lëkurës tuaj. Sipas dermatologëve pas kujdesit të lëkurës përmes trajtimeve, duhet kohë që rezultatet të jenë të dukshme. Dhe rezultatet do të shihen vetëm pas përdorimit të vazhdueshëm, shpjegojnë ata.
Pastrimi
Larja e fytyrës është hapi më themelor dhe thelbësor i çdo rutine. Dermatologët këshillojnë që fytyra të lahet dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje për të shmangur poret e bllokuara, mpiksjen dhe aknet.
Përdorimi i një pastruesi që përshtatet me lëkurën
Gjetja e formulës së duhur pastron lëkurën tuaj pa hequr vajrat esencialë dhe të shëndetshëm. Përdorni produkte pastruese me material të butë dhe jo ato me përbërës gërryes.
Aplikimi i tonerit
Sigurohuni të keni pastruar mirë duart tuaja dhe aplikoni tonerin në fytyrë. Aplikimi me duar rezulton më efikas për lëkurën sesa përdorimi i produkteve të tjera. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.
Trajtimi me serum
Serumet janë aleatë të fuqishëm të lëkurës. Të mbushura me doza të përqendruara të përbërësve aktivë, këto eliksire mund të zbusin një sërë problemesh, nga njollat e errëta deri te rrudhat. “Edhe nëse nuk keni ndonjë problem specifik, të gjithë kanë nevojë për një serum të përgjithshëm antioksidant në mëngjes për t’u mbrojtur nga agresorët e përditshëm,” thotë dermatologu Mattioli.
Hidratues
Përdorimi i hidratuesit do ta mbajë lëkurën tuaj të butë për një kohë të gjatë. Ai shmang një serë problematikash, shmang dehidratimin, pasi në kushte natyrale lëkura e humbet aftësinë për të mbajtur lagështinë.
Kremi kundër diellit
Padyshim aplikimi i kremit kundër rrezeve të diellit është shumë i rëndësishëm për lëkurën, sidomos gjatë sezonit veror. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi ditor me një SPF të integruar të spektrit të gjerë prej të paktën 30.