Si të parandaloni rënien e flokëve me këto 5 mënyra!

0
572

1. Kujdes me dietën ushqimore

Proteinat janë elementë shumë të rëndësishëm për një trup sa më të shëndetshëm, përfshirë këtu edhe flokët tuaj. Sigurohuni që po konsumoni mjaft proteina në dietën tuaj ushqimore. Burimet më të mira të proteinave janë qumështi, e bardha e vezës dhe peshku. Ju gjithashtu, duhet të hani ushqime me acide të larta yndyrore omega-3, të tilla si salmoni, dy ose tri herë në javë.

2. Sa më shumë vitamina dhe minerale

Vitamina A është vendimtare për flokët e shëndetshëm, sepse ajo “punon me sintezën e yndyrës”. Produktet ushqimore të pasura me vitaminë A përfshijnë zarzavatet, karotat dhe vezët. Ndërkohë edhe vitamina B12 ndihmon më shumë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, çka siguron më shumë oksigjen për trupin tuaj. Edhe vitamina C ndihmon që të keni flokë më të shëndetshëm, ndërsa vitamina E ndihmon në rritjen e enëve të gjakut, gjë që i ndihmon flokët të rriten. Disa nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin e flokëve janë kalcium, bakër, hekur, magnez dhe zink. Ju mund t’i gjeni këto minerale në perimet tuaja të preferuara, ose mund të konsideroni marrjen e një shtojce të përditshme minerale.

3. Balanconi hormonet

Shumë njerëz që fillojnë të humbasin flokët kanë një çekuilibër hormonal. Nëse vuani nga diçka e tillë, mendoni që të përmirësoni situatën duke konsumuar ushqime që ndihmojnë në stabilizimin e hormoneve.

4. Konsultohuni me mjekun tuaj

Ka disa faktorë që mund të çojnë në humbjen e flokëve, duke përfshirë stresin, sëmundjen e tiroides, aneminë dhe medikamentet për sëmundjet e zemrës. Bisedoni me mjekun tuaj për t’u siguruar që rënia e flokëve tuaj, nuk lidhet me ndonjë nga këto çështje.

5. Pini më shumë ujë

Qëndrimi i hidratuar është vendimtar në rritjen e indeve dhe ndihmon për një organizëm më të shëndetshëm. Vetë boshti i flokëve është kryesisht i përbërë nga uji. Vendosini vetes një qëllim për të pirë së paku 1-2 litra çdo ditë. Gjithashtu, shmangni pijet me karbohidrate, të konservuara të cilat do të dobësojnë sistemin imunitar dhe do të bëjnë që flokët tuaj të kenë më shumë gjasa të bien.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here