I druajturi shumë shpesh nuk është veç krizalida e një flutre të bukur që, në mungesë të diellit e të kurave që t’i provokojnë hapjen, humbet mjerisht në veshjen e saj të papëlqyeshtne, në vënd që të ngazëllehej me hijeshinë e saj e me ngjyrat e saj joshëse. E prandaj ndjehemi të prekur përball të druajturit si përpara një të sëmuri.
Për ta shëruar është fjala, siç e keni parë në faqet e më parshme, t’i nënshtrohet sidomos një trajtimi moral që do të përmbysë e do të ndreqë mënyrën e tij të shikimit të gjërave, qëndrueshmërinë e tij, karakterin e tij.
Eshtë një viktimë e mendimeve të veta. E lë veten të ndikohet prej tyre e në meditimet e tij të vetmuara, mendimet torturuese arrijnë të marrin forma shumë larg nga ato të fillimit. Eshtë i goditur nga vetëmburrja. Eshtë i padrejtë e ndonjëherë bie pothuaj instiktivisht në gënjeshtër sepse është i pavendosur; dëshiron të imponojë idetë e tij, por nuk di të bindë. Për të ndrequr këtë, gjendje të gjërave, ju kam këshilluar përqëndrimin, jo atë shterp, por tjetrin pjellor që ju çon objektivisht në shqyrtim të të gjitha ndodhive tuaja të përditshme. Kjo është abc_ja e energjisë sepse në këtë shqyrtim i druajturi do të gjejë arsye të shumta të zemërohet me vetveten.
Çdo akt duhet të jetë rishikuar e korigjuar, e subjekti duhet ta përsërisë shumë herë skenën siç do të kishte dashur të ishte e jo si ka qenë. Si kam thënë në një kapitull të mëparshëm, ky shqyrtim duhet bërë në pozicionin shtrirë, .etj. Vendimi për të mos përsëritur një akt në të cilin ai ishte dukur i ngathët e qesharak përbën pikën kulminante të kurës! Mos u shqetësoni nëse kjo pjesë e kurës mund tju duket e gjatë.
Mos harroni se është më e rëndësishmja. Do të duhej të zgjaste edhe mbi një muaj – mos e ndërpreni në asnjë rast! – kur do të keni mësuar të analizoni me hollësi aktet tuaja, t’i
drejtoni e korrigjoni pa e lënë mendimin të devijojë, keni liapur në vetvete qendra energjie që nuk dyshonit aspak që i zotëronit. Kur të rijetoni momentet e sikletit, mundohuni të kujtoni frazat qesharake apo të ngathta që keni shqiptuar e përsëritini me zë të lartë për t’u bindur për ngathtësinë e tyre. Ashtu siç do të duhej të përsërisnit me zë të fortë frazat që përkundrazi do të duhej apo do të kishit dashur të shqiptonit sepse, në një rast të ngjashëm – nëse ai paraqet – të jeni gati të silleni siç do të dëshironte uni juaj.
Mësohuni të ballafaqoni personat që ju ngjallin më shumë druajtje e mundësisht në prani të të tretëve. Ju kam thënë se në vetminë e të druajturit idetë shtrembërohen e largohen nga hija e tyre fillestare. Do të jetë mirë të mundoheni të ngjiteni në këtë linjë fillestare e të shikoni përse e si idetë janë shtrembëruar.














































