Ekspertët ushqimorë kanë bërë të ditur se shkrirja e mishit të pulës duke e lënë të shkrihet diku mbi tavolinën nuk është e shëndetshme.
Gjithashtu ata kanë cekur se proces shumë i pashëndetshëm është edhe pastrimi i mishit me ujë para se të përdoret.
“Ju mund të mendoni se larja e pulës para se të gatuani mund ta bëjë atë më të sigurt, por duke bërë kështu në fakt mund të përhapë sëmundje. Organizmat e quajtur patogjenë [mund të përhapen] rreth lavamanit tuaj”, ka thënë Gavin Van De Walle, dieticient dhe nutricionist.
NYPost ka publikuar tri mënyrat që sipas Van De Walle janë më të shëndetshme për të shkrirë mishin e pulës
Mënyra e parë është të futet në mikrovalë dhe të lihet të shkrihet duke prekur opsionin për shkrirje.
Mënyra e dytë është të futet në frigorifer për t’u shkrirë më ngadalë në mënyrë që të mos ndikojë temperatura e dhomës.
Dhe mënyra e tretë që konsiderohet të jetë në rregull është të lihet paketimi i mishit të pulës ndër rrjedhën e ujit të ftohtë në lavamanin e kuzhinës. Uji i ftohtë ndalon përhapjen e baktereve.
Disa përdorues të rrjetit social TikTok i kanë bërë disa postime me këto mënyra dhe kanë rezultuar të suksesshme.
Përderisa komentet e ndjekësve të tyre thonin se nuk janë infektuar me metodën e vjetër përgjatë tërë jetës.