Si ta perfeksiononi stilin ‘ombre’ të buzëve?

0
378

Artistja e grimit Lauren Cosenza na tregon se si duhet të veprojmë për të arritur pamjen e përkryer të trendit më të ri të buzëve, me dy tene të ngjyrave. Ja disa nga këshillat e thjeshta dhe të lehta.

Përgatisni buzët tuaja!

Aplikoni balsam mbi buzë dhe përdorni brushën e pastër të maskarës për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës, për një aplikim të barabartë të ngjyrës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Baza

Krijoni një bazë me ngjyrë bezhe për ta përgatitur terrenin për ngjyrën që do të përdorni më vonë. Kjo ngjyrë bën ato të ndezurat që të bien në sy më shumë. Përdorni sherkun që e përdorni në fytyrë, edhe në buzë.

Lapsi i buzëve

Vijëzoni kufirin e jashtëm të buzës poshtë dhe lartë. Zgjidhni një ngjyrë të ndezur që zgjat më shumë dhe mbushni më pas edhe brenda buzët, duke e bërë ngjyrën më të zbehtë drejt qendrës së tyre.

Efekti

Krijoni një efekt ‘ombre’. Vendosni ngjyrën e lapsit të buzëve me një ngjyrë më të hapur, brenda qendrës së buzëve tuaja dhe lehtësoni aplikimin duke shkuar jashtë, në drejtim të kufirit të buzës dhe përziejeni atë me ngjyrën e mëparshme duke krijuar një lloj efekti gradues.

Përfundimi

Për të dhënë një efekt edhe më të dukshëm, përfundojeni pamjen me një shkëlqim për buzët mbi qendrën e tyre. Shkëlqimi në qendër të buzës e jep edhe iluzionin e buzëve më të trasha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here