‘Si një ish e dashur e tij, dronin ia dërgova unë’, habit Vesa me deklaraten për Romeon

0
310

Vesa Smolica, e ftuar në “Se luan topi”, ka folur pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”, ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo.

Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet.

Kemi krijuar edhe këngë së bashku.

Muzika na ka bashkuar.

E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar.

Ky është mesazhi i vetëm.

Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?

Vesa: Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi.

Nuk kam dashur të lidh dronin me të.

Si një ish e dashur atëherë e Romeos normalisht që ka xhelozuar.

E pashë që kanë diskutuar brenda shtëpisë për mua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here