Shtohen zërat nga pushteti që kundërshtojnë mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

0
677

Edhe deputeti tjetër i Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se është kundër që t’u ndalen pagat mësimdhënësve grevistë.

Ai ka thënë se pajtohet me konstatimin e koleges së tij të partisë, Jeta Statovci, se pagat duhet ekzekutuar.

“Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevistë. Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit e SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kësaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen. Për hir të arsimit, nxënësve, arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre, por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për lëshimin e pagave për mësimdhënësit grevistë. Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën t’i manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që t’i mbajnë duart larg nga shkollat. Por sot duhet të jemi me mirëqenien e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute”, ka shkruar Avdyli në Facebook./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here