‘Shtizat’ amerikane në duart e ukrainasve sakatuan tanket ruse, 22 i shkatërruan sot vetëm në Mariupol

0
424

Jo rastësisht presidenti Putin ka insistuar disa herë, para dhe pas invadimit, e që tani nuk po ecën sipas planit në kushtet e tij ka përsëritur që Ukraina të kthejë armatimin perëndimorë, transmeton Gazeta Metro.

Sipas njoftimeve në qytetin lindor ukrainas në vijën e parë të frontit, Mariupol, ka njoftuar se ka zmbrapsur sulmin e fundit duke shkatërruar 22 tanke ruse.

Jo vetëm në lindje të Ukrainës por edhe në verilindje në betejën për Kharkiv, qytetin e dytë më të populluar ukranias është zmbrapsur ofensiva ruse me pasoja të mëdha. Me shumë tanke dhe automjete të blinduara.

Ish analisti i agjencisë së inteligjencës amerikane CIA, Malcolm Nance, ka shkruar në Twitter se sipas burimeve të tij në ushtrinë ukrainase shfrytëzimi i minahedhësve amerikan ‘Javelin’ janë procedurë standarde kundër konvojeve të mjeteve të blinduara ruse.

Konflikti që ndikoi në rënien e ‘Perandorisë Djallëzore’, BRSS kur okupoi Afganistanin në të tetëdhjetat ishin predhat amerikane ‘Stinger’ që ishin kthesa e luftës për Muxhahedinët afganë që dërrmonin rusët në prita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here