Shtëpia e Bardhë me deklaratë pas telefonatës së Sullivan me Kurtin: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it për misionin e tij

0
279

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një deklaratë rreth telefonatës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe këshilltarit të presidentit Biden për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, ku tregohet se për çfarë është biseduar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten vonë e kanë shprehur edhe një herë shqetësimin për dislokimin e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, shkruan Reporteri.net.

Sipas deklaratës, Sullivan ka theksuar gatishmërinë e SHBA-së për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.

“Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai vuri në dukje vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, thuhet në njoftimin e Shtëpis së Bardhë.

Sullivan dhe Kurti, siç thuhet në komunikatë, diskutuar edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për të cilin këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së ka thënë se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën.

Bisedën me Sullivanin e lajmëroi edhe kryeministri Kurti dje në Twitter. Kurti ka thënë se gjatë bisedës me Sullivanin ka kërkuar ndihmë më të madhe nga SHBA-ja kundër planeve ushtarake të Serbisë.

Më herët gjatë ditës së premte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Serbia që t’i tërheqë trupat ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën dhe që sulmuesit në rastin e Banjskës të mbahen përgjegjës.

/Reporteri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here