Shqipëria në rrugën e duhur, del me pikë nga Praga

0
155

Shqipëria ka arkëtuar një pikë nga takimi në udhëtim ndaj Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024. Shqipëria mori një pikë falë barazimit 1:1 me Çekinë në stadiumin “Fortuna Arena” në Prag.

Përkundër dominimit të lehtë nga ana e vendasve, fraksioni i parë i lojës u mbyll baras pa gola. Pjesën e dytë më mirë e nisën nikoqirët që kaluan në avantazh falë golit të Cernyt në minutën e 56-të.

Festa e vendasve zgjati vetëm 10 minuta kur Nedim Bajrami me një eurogol nga distanca heshti tifozët çekë dhe barazoi shifrat.

Shqipëria me këtë pikë zë vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Çekia lidere.

Kjo sfidë që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë i takon Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”. Derisa pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here