Shqipëria gjobitet sërish nga UEFA për ngjarjet në ‘Euro 2024’

0
143

Shqipëria sërish është dënuar nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA, për ngjarjet që kanë ndodhur në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Bashkë me Shqipërinë, UEFA ka dënuar edhe gjashtë kombëtare të tjera për “racizmin e shfaqur në tribuna”, shkruan AP.

Shqipëria u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tyre në ndeshjet kundër Kroacisë dhe Spanjës.

Kroacia u gjobit me 50 mijë euro dhe ndalim të tifozëve për ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë.

Serbia u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim të tifozëve për ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Anglisë, Sllovenisë dhe Danimarkës.

Sllovenia u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Danimarkës, Anglisë dhe Portugalisë.

Rumania u gjobit me 40 mijë euro dhe nuk do t’i ketë tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe shkaku i sjelljeve raciste të tyre kundër Ukrainës, Belgjikës dhe Holandës.

Hungaria u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tyre në ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Skocisë.

Austria është gjobitur me 20 mijë euro dhe nuk do t’i ketë tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushë shkaku i sjelljeve raciste ndaj Polonisë.

Kroacia e Shqipëria janë në mesin e vendeve që u dënuan më së shumti gjatë “Euro 2024”, për shkak të sjelljeve të tifozëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here