I gjithë vendi vijon të jetë i mbërthyer nga masa e ftohtë ajrore me origjinë siberiane e cila ka shkaktuar probleme me ngricat dhe furnizimin me energji në shumë zona.
Më të goditura kanë qenë zonat malorë në veri dhe juglindje ku nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës.
Rrugët nacionale janë të gjitha të hapura, por për shkak të ngricave në disa akse lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.
Sinoptikanët parashikojnë që e marta dhe e mërkura të shënojë dhe pikun e këtij fronti të ftohtë, ku temeperaturat do të arrijnë deri në minus 10 gradë.
Vetëm pas të enjtes pritet që të ketë një tërheqje të të ftohtit siberian.