Shpallen fajtorë dy hajnat e njohur nga Prizreni: Gjykata i dënon me mbi 6 vjet burgim dhe rreth 3 mijë euro gjobë

0
402

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të rinjve nga Prizreni, Bajram Çoçaj dhe Valton Shigjeqi, të akuzuar se në bashkëkryerjen kanë kryer veprën penale grabitja, si dhe për vjedhja grabitqare. Seanca ku u shpall aktgjykimi ndaj tyre u mbajt para disa ditësh, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje për Sinjalin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur se dy të akuzuarit janë dënuar me burgim dhe me gjobë.

“Të akuzuarin V.Sh., Gjykata e ka gjykuar me dënim UNIK me GJOBË në shumën prej 1.600 Euro, dhe DËNIM UNIM me BURGIM në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e 5 (pesë) muaj.

Të akuzuarin B.Ç., me dënim UNIK me GJOBË në shumën prej 1.100 Euro, dhe DËNIM UNIM me BURGIM në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet e 10 (dhjetë muaj).”

Çoçaj dhe Shigjeqi akuzohen për grabitje dhe vjedhje grabitqare, raste këto që kanë ndodhur në korrik dhe shtator të vitit të kaluar, në dy lokacione të ndryshme në Prizren.

“Se me datë 05.09.2023, rreth orës 17:30 min. në Prizren, tek hekurudhat, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar me mjetë të rrezikshëm – thikë, jetën apo trupin e personit tjetër, të dëmtuarit B.M., e përvetësojnë pasurin e luajtshme në mënyrë të kundër ligjshme në atë mënyrë që e ndalin të dëmtuarin te hekurudha dhe i akuzuari i parë duke e kërcënuar me thikë ia merr kuletën në të cilën kishte një bankënotë prej 50 eurove dhe telefonin e markës ,,Samsung” ndërsa i akuzuari i dytë nga mbrapa bënë roje duke e kërcënuar të dëmtuarin dhe pasi e marrin telefonin dhe 50 euro ikin në drejtim të panjohur.

Me këtë në bashkëkryerjen kanë kryer veprën penale grabitja nga neni 317 paragr. 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

II. Se me datë 03.07.2023, rreth orës 08:30 min, në rrugën Zara, në Prizren, tek hekurudhat, të akuzuarit të zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes me qëllim qe pasurin e vjedhur të mbajnë e përdorin forcën dhe mjetin e rrezikshëm, në atë mënyrë që i akuzuari i dytë B.Ç., fillimisht posa sheh të dëmtuarin A.M., tenton me e fut në objektin në afërsi të hekurudhës ndërsa i akuzuari i parë V.Sh., merr dhunshëm çantën e tij të cilën e kishte të lidhur për trupi dhe pasi i dëmtuari nuk e lëshon çantën i e grushton duke e goditur në kokë nga kjo goditje i dëmtuari bie në tokë me ç’rast ia marrin çantën e tij në të cilën kishte telefonon mobil të markës Iphone 11 dokumentet e ti personale, 220 euro para të gatshme, dy kartëmonedhë nga 100 euro dhe dy kartë monedha nga 5 euro dhe disa monedha metalike dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë në bashkëkryerje kryejnë veprën penale vjedhja grabitqare nga neni 316 paragr. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së” – thuhet në përgjigje.

Në dënimet e shqiptuara ndaj të akuzuarve, do të llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 13 shtator 2023./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here