Pas lajmit të publikuar në mediat vendore në të cilin është përmendur se një zyrtar i DKA-së në Prizren dyshohet se është përfshirë në një skandal me një grua shtetase e Shqipërisë, ka reaguar publikisht personi i apostrofuar.
Elbasan Shoshaj, zyrtar i lartë në DKA-në e Prizrenit ka thënë se më bën të dyshoj që është e kurdisur nga qarqe që tentojnë të dëmtojnë imazhin e njerëzve që kanë dhënë një dorë kontribut për çlirimin e atdheut.
Reagimi i plotë i Elbasan Shoshaj:
Këtë reagim që do të lexoni më poshtë nuk po e bëj për ata që më njohin. Shumë prej tyre madje dhe më kanë këshilluar që ta kaloja në heshtje, pasi ne njerëzit e ilegales e kemi pasur një rregull, akuzave të pjella nga njerëzit e regjimit zgjidhnin përgjigjeshim në heshtje dhe me punë të përditshme për atdheun, por duke qenë se unë sot nuk jam vetëm një djalë i ri idealist që preokupim të vetëm kam pasur fatin e atdheut dhe çfarëdo lloj balte që hidhej ndaj meje e shkelmoja, ndërsa sot jam gjysh, dhe këtë çorbë të gatuar nuk e di se nga cila kuzhinë nuk mund ta gëlltisë pa sqaruar lumin e sharjeve, kritikave, akuzave të paqena. Për moralin tim, kontributin… nuk dua të flas unë. Kam 59 vite jetë që flasin më mirë dhe më shumë se çfarëdo që mund të shkruaj, mund të flasin ata që më njohin, e që për hir të vërtetës nuk janë pak dhe me ndikim, prandaj nuk kam për të thënë asnjë fjalë.
Kam vetëm disa fjalë për gazetaren që ka gatuar këtë çorbë. Ajo vetëm punën e gazetares nuk ka bërë. Para se të linte të fliste një grua me ngarkesë të theksuar psikologjike, një gazetare e denjë duhet të kishte kontaktuar me mua meqë isha personazhi që po akuzohesha, shahesha, kritikohesha.
Është e vërtet që me gruan që hedh lumin e akuzave ndaj meje kam pasur njohje. Por nga ajo që kam dëgjuar në atë video të bërë mes një bisede grash ka mungesë të theksuar etike, se intervistë nuk mund ti thuhet. Shumëkush që ka qetësinë për të lexuar këtë reagimin tim dhe durimin për të dëgjuar dhe një herë bisedën mes dy femrave, do të vërej se në atë bisedë nga fillimi në fund thuhen të pavërteta. E vërteta e vetme e gjithë këtij montimi, sajimi, të financuar apo jo nga qarqe të huaja apo të brendshme nuk di, është që unë dhe gruaja që më ka shndërruar në një mostër, kemi pasur miqësi të sinqertë për pak kohë. Këtu fillon dhe mbaron historia ime me të.
E kam trajtuar siç mund trajtohet një mikeshë. Në momentin kur e kam parë se mes nesh ka më shumë gjëra që na ndajnë se sa na bashkojnë kam ndërprerë komunikimin më të.
Montimi i kësaj video dhe përdorimi i asaj grua nga njerëz apo dhe shërbime bash në këto çaste që po kalon Kosova, dhe ku unë jam një prej njerëzve që Serbia ka çuar dosje të sajuar në Hagë, më bën të dyshoj që është e kurdisur nga qarqe që tentojnë të dëmtojnë imazhin e njerëzve që kanë dhënë një dorë kontribut për çlirimin e atdheut. Por nuk do të arrijnë. Për këtë bisedë grash do të ngre kallëzim penal.