Shkarkohet ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra

0
292

Ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra ka njoftuar se është shkarkuar nga kjo pozitë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi për largimin e tij nga pozita e ambasadorit ka qenë i papritur dhe i paargumentuar.

“Konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARRIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti”, ka shkuar Emra.

Emra ka shtuar se ndjehet krenar dhe i nderuar që është pjesë e historisë, duke qenë ambasadori i parë dhe themelues i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar dhe shumë të respektuar bashkatdhetar, qytetar të Republikës së Kosovës, përfaqësues të mediave:

Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm dhe kërkesave të shumta të cilat i kam pranuar nga bashkatdhetarët në Norvegji, qytetarëve nga RKS por edhe nga mediat, me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik ju konfirmoj që:
VENDIMI mbi Tërheqjen time të Parakohshme (të papritur dhe të pa argumentuar) nga posti i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Norvegji, me arsyetimin “zyrtar” “PËR NEVOJA PUNE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME”, është i vërtetë.

Në këtë mënyrë konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti.

Fryma kombëtare dhe shtetërore me të cilën jam rritur, shkollimi im por edhe kultura familjare më kanë mësuar që përkunder sfidave, problemeve dhe padrejtësive individuale të shkaktuara nga motivet personale, INTERESI SHTETËROR DHE KOMBËTAR duhet vendosur para atij personal.

Prandaj, per hir të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe relacioneve me shtetin mik të Norvegjisë (për të cilën kam investuar aq shumë), përkunder që ka shumë për të folur, derisa jam në krye të detyrës kam vendosur që nuk do të prononcohem më tej për këtë çështje.

Jam krenar dhe i nderuar që jam pjesë e historisë, duke qenë Ambasadori i parë dhe themelues i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji, duke u vlerësuar për punë të jashtëzakonshme nga bashkatdhetaret e mrekullueshëm dhe institucionet shtetërore, përkundër kohëve të vështire dhe sfidave të shkaktuara nga pandemia.

Nderi dhe privilegji im më i madhi padyshim ka qenë dhe mbetet njohja me bashkatdhetarët në Norvegji: Njerëz patriot, atdhetar, humanist, dhe të gatshëm që të sakrifikojnë çdo gjë për atdhe.
Krenar me ju.

Me punë të ndershme, dinjitet dhe shërbim ndaj vendit, ashtu sikurse kam vepruar për 12 vite pune në institucione shtetërore, por edhe aktivitetit dhe veprimtarisë sime gjatë gjithë jetës, e që fatmirësisht ka qenë publik, do të vazhdoj angazhimin tim edhe më fuqishëm se deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here