Shehu: Për mua është privilegj që ta udhëheqi Drejtorinë e Administratës

0
467

Drejtori i ri i Administratës pranë Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka thënë se është privilegj për ta udhëhequr këtë drejtori.

Shehu ka falënderuar kreun e Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, për besimin e dhënë, e poashtu edhe kryetarin e komunës, Shaqir Totaj, për emërimin.

“Të dashur qytetar të Prizrenit
Zyrtarisht kam filluar punen si Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit.
Për mua është privilegj që ta udhëheq një Drejtori kaq të rëndësishmë siç është Drejtoria e Administratës.
Falenderoj përzemërsisht Kryetarin e Nismas z. Zafir Berisha për besimin e dhënë, dhe Kryetarin e Komunës z. Shaqir Totaj për emërimin.
Gjithashtu, ju falenderoj të gjithëve për mesazhet që po mi dërgoni e vlerësoj çdo urim tuajin.
Na priftë e mbara!
Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë të drejtë”, ka thënë Shehu./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here