Hoteli me 3 yje Waldhaus am See në St. Moritz është i mbyllur nga data 12 deri në 24 nëntor. Menaxheri i hotelit është me pushime dhe ka marrë me vete të gjithë stafin.
Ekipi i hotelit udhëton në Kosta Rika për nëntë ditë. Programi përfshin ekskursion, pushim, plazh dhe motora malor.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/11/0pioio-1024x611.jpg?resize=696%2C415&ssl=1)
Ekskursioni duhej të kushtonte rreth 100 mijë franga, por meqë pronarët njihen mes vete ky pushim do të kap koston e 50 mijë frangave.
Me këtë fushatë, menaxheri i hotelit dëshiron të falënderojë punonjësit e tij për besnikërinë e tyre, shkruan Indeksonline.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/11/89ioiopuioio-1024x693.jpg?resize=696%2C471&ssl=1)
“Disa punonjës kanë punuar në hotel për 35 vjet dhe nuk kanë përjetuar kurrë diçka të tillë. Madje disa nuk kanë udhëtuar kurrë më parë me avion” ka thënë pronari.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/11/89iopioio.jpg?w=696&ssl=1)
Por, hoteli në Zvicër nuk do të qëndroi i mbyllur ani pse asnjë puntorë nuk është aty.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/11/90opop.jpg?w=696&ssl=1)
Për 13 ditë, 15 fermerë do të kujdesen për mysafirët në bujtinë në malet Graubünden. Për tre ditë ata morën detyrat në recepsion, në bar, në kuzhinë dhe në menaxhim./Indeksonline/
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/11/89ioioiooi-1024x613.jpg?resize=696%2C417&ssl=1)