Shaqa, shpresa dhe shuarja e shpresës!

0
1680

Shaqa,

Si Shaqir tashmë e kishe dëshmuar përkrahjen popullore në Prizren edhe në vitin 2021. Përvoja e gjatë në administratë, bashkëjetesa me qytetarët e Prizrenit, aktivitetet e ndryshme sportive dhe përgaditja profesionale përtej kufijeve të Europës ishin kriteret që qytetari i Prizrenit si duket i kishte kërkuar për të parin e qytetit.

Shpresa,

PDK kishte qverisur me Prizrenin rreth 10 vite dhe në kërkim të mandatit të katërt, mbështetja nuk kishte munguar, por bashkimi i gjitha forcave politike e bënë të tyren në atë kohë (2017).
Tashmë pas një qeverisje të dobët të ish kryetarit, shpresa e qytetarëve është kthyer në Ty, në atë që ke premtuar, për tu bërë më e lehtë jeta e qytetarëve të qytetit dhe jo vetëm.

Shuarja e shpresës,

Këtë mos na e bëj. Jo neve si aktivist të PDK – së, por gjithë atyre që të kanë votuar dhe atyre që nuk të kane votuar, madje edhe ata presin shumë nga Ty, pavarësisht bindjes së tyre politike.
Qyteti i Prizrenit meriton udhëheqje profesionale, etike e morale. Meriton zhvillim ekonomik, meriton pastërti, meriton rrugë më të mira, meriton jetë më të mirë për qytetarët e tij.

E dijmë që vet politika është kompromis, por vetëm joprofesionalizimit thuaj JO. Drejtorët e caktuar nga ti do të jenë krahët tu, e mira dhe e keqja e tyre do të faturohet ty politikisht, por do ta shijojnë&vuajnë qytetarët në radhë të parë.

Andaj mos na e shuaj shpresën. Matrapzët brenda partisë dhe jashtë saj, mbaj larg komunës, larg mundësisë për keqpërdorim, larg sa më larg nga qeverisja me qytetin tonë, Prizrenin!

Laja Shaq, bëju kryetar historik, si Prizreni!

Shkruan: Veton ÇOÇAJ

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here