Selmanaj: LDK në Prizren e përkushtuar për zhvillim dhe shërbim qytetar

0
125

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të kryesisë janë diskutuar ide, plane dhe strategji për hapat e ardhshëm të partisë, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet gjithmonë pranë qytetarëve dhe do të punojë pandërprerë për një Prizren dhe Kosovë më të zhvilluar.

“Ide, debate, plane dhe strategji për të ecur më tutje, patëm sot në mbledhjen e kryesisë së LDK-së në Prizren. Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet gjithmonë afër qytetarëve dhe gjithë atyre që e duan Kosovën më të zhvilluar.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren do të punojë pa u ndalë që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe gjithë atyre që ia duan të mirën Prizrenit dhe Kosovës.”, ka shkruar në “Facebook” Selmanaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here