Sekretari i Nismës: Ka njerëz në PDK që e duan kthimin e Fatmir Limajt si kryetar të partisë

0
213

S’ka asgjë zyrtare, por Bilall Sherifi, sekretar i përgjithshëm i Nismës, thotë se ka njerëz në PDK që kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, e duan në krye të partisë më të madhe opozitare.

“Jo. Unë mund të konfirmoj që nuk ka asgjë formale, zyrtare”, tha Sherifi në Frontal të T7.

Ai tha se “çfarë flasin njerëzit, unë nuk kam të drejtë as t’i kundërshtoj”, por theksoi se “ka shumë njerëz të PDK-së që e duan Fatmir Limajn kryetar”.

Megjithatë, Sherifi nënvizon se ata që duan rikthimin e Limajt në pozitën më të rëndësishme në PDK, nuk kanë fuqi vendimmarrëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here