Në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot është mbajtur mitingu “Dita Botërore e Atletikës”, me ç’rast ka marrë pjesë edhe Klubi i Atletikës “Prizreni”.
Në këtë miting është veçuar prezantimi i Sara Susurit, e cila ka dalë e para në vrapimin në 100m në kategorinë U-20, e poashtu ka dalë e para edhe në vrapimin në 400m në kategorinë e seniorëve.
“Sot më, 14.05.2022 në Shkup u mbajtë mitingu “Dita Botërore e Atletikës”.
Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni” e përfaqësuan 4 atlet dhe u fituan 6 medalje, 4 të arta, një të argjendët dhe një të bronzët:
Sara Susuri – U – 20, e para në 100 m. 12.49 rekord personal dhe i Kosovës dhe 400 m. 58.86 e para për seniore rekord personal,
Armel Qovanaj – U – 20, i pari në100 m. 11.47 për senior,
Emine Jenuzi – U – 18, e treta në 100 m. për – U- 18 dhe
Almass Shabani – U – 18, i pari në shtizë dhe i dyti në disk për U – 18.
Në emër të kryetarit Gazi Renaku, anëtarit të kryesisë Hasan Tërshani, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri, urime dhe suksese në garat e rradhës!”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni./04 Online