Sara Karaj tregon se çka e penalizoi në “Big Brother”

0
302

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në TAR ishte ish-banorja e shtëpisë së BBV, Sara Karaj.

Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sara ka zbuluar se këto ditë pas daljes nga BBV kanë qenë të qeta edhe pse i mungon pak ajo lufta e shtëpisë.

Modelja e nisi rrugëtimin e saj mjaft fuqishëm duke u përfshirë në shumë situata ku mund të përmendim atë mes Ilnisës dhe Meritonit por pas kësaj ajo vendosi që të tërhiqej paksa.

Në Top Albania Radio ajo zbuloi edhe arsyen.

“Kam shumë kohë që nuk kam qenë pjesë e showbiz-it shqiptar edhe ka qenë një emocion shumë i vështirë për ta përshkruar.

Në një moment fillova duke humbur veten aty dhe harrova qëllimin tim pse kisha hyrë në BBV.

Tani që kam dalë kam pasur kohë të reflektoj.

Në një moment nga ato zënkat, situatat që po ndodhnin fillova duke u tërhequr.

E pashë që edhe banorët e tjerë kishin njëfarë largimi nga unë.

Nuk e di nëse ishte një taktikë e lojës së tyre që shiko se ky është terreni jonë ti nuk mund të hysh këtu.”

Duke qenë që Sara u bë pjesë e një trekëndëshi, a mendon se nëse do të kishte vazhduar qëndrimin në shtëpi ajo do të kishte qenë edhe një armë e fortë e saj?

“Patjetër që po sepse di njerëz që kanë hyrë aty edhe e kanë pasur një mundësi që do të ishte interesante për publiku që të hyjmë tek çifti.

Deri diku unë zgjodha veten time para lojës time dhe kjo besoj nuk ishte interesante mjaftueshëm.

Ndoshta edhe nëse do ta kisha vazhduar në atë mënyrë do të kishte ecur më shumë por ja që nuk ia lejoj dot vetes ta bëj një gjë të tillë sepse është diçka që unë nuk do ta kisha bërë jashtë dhe jam shumë e vërtetë me veten time.”

Sara zbuloi se do të qëndrojë në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here