Sara Hoxha zbulon detajet, ja porosia që i dha Ledion Liços pak para fillimit të Big Brother Vip

0
248

Producentja Sara Hoxha, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në “E diell”, pak para fillimit të “Big Brother Vip 3”, tregoi disa detaje më shumë për edicionin e këtij viti.

Për të, sfida më e madhe e të qënurit producente, është të mbash publikun të mbërthyer para ekranit. “Sfida maksimale është ta mbash publikun të mbërthyer para ekranit, nuk mund të na bjerë rrugës”, shprehet ajo.

Ndër risitë e këtij sezoni, Hoxha tregon se ka shumë konkurrentë, dhe zgjedhja për t’i futur që në fillim është që të mos kenë asnjë informacion nga jashtë, pra loja të jetë e drejtë për të gjithë.

Producentja zbuloi edhe porosinë që i ka dhënë partnerit të saj Ledion Liço, njëkohësisht moderator i “Big Brother Vip”.

“Ne të dy kemi kaluar 3-4 muaj intensive pune, i them që sot të jetë vetvetja dhe të bëjë atë që di më të mirë të bëjë. Pas kaq vitesh mungesë, do shihni një Ledion ndryshe, të maturuar dhe gati për këtë sfidë. E lëmë punën në punë, e ndajmë punën nga shtëpia”, tha ajo.

Për familjen e saj, Sara Hoxha tregon se të gjithë janë suportues dhe të lidhur me median. Veçanërisht më mamanë e saj, Vjollca Hoxha, Sara thotë se “është shumë krenare për ne, më informon a kanë fjetur apo jo fëmijët, dhe më thotë ‘rri e qetë mam, fokusohu te puna dhe ju vaftë mbarë.’”

“Ne jemi rritur me frymën e Topit nga babai dhe ime më. Ne bëjmë punën tonë dhe kemi punët e ndara. Vetëm për këtë flasim gjithë kohës dhe është e pamunnur të mos i injektohet dhe atyre pasioni ynë për median”, u shpreh ajo për motrën dhe vëllanë e vogël, ndërsa zbuloi se se shpejti Top Channel do të ketë disa patenta të reja në duar, disa të huaj dhe një të prodhuar nga vetë televizioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here