Rusia pretendon se SHBA qëndron pas atentatit ndaj presidentit Vladimir Putin.
“Padyshim që Uashingtoni është pas atentatit të dyshuar për vrasjen e djeshme ndaj Vladimir Putininit”- ka thënë Kremlini.
Moska pretendoi se dy drone u përpoqën të sulmonin Kremlinin, por u çaktivizuan dhe nuk shkaktuan asnjë dëm.
Kremlini pretendoi se SHBA-ja po zgjedh objektivat dhe Ukraina thjesht po zbatonte planet amerikane, pa ofruar prova.
“Që Kievi dhe Uashingtoni të përpiqeshin të mohonin incidentin ishte qesharake”, shtoi Kremlini.
Zelensky ka mohuar se Kievi kishte ndonjë lidhje me incidentin. Disa ekspertë sugjerojnë se vetë Moska mund ta kishte krijuar incidentin si një operacion të rremë, që synonte të rriste mbështetjen ruse për luftën.