Rubla ruse vazhdon të zhvlerësohet

0
253

Rubla ruse është dobësuar ndjeshëm pas vendimit të Bankës Qendrore të Rusisë për të hequr disa masa të përkohshme, të cilat kanë pasur qëllim parandalimin e zhvlerësimit të valutës ruse.

Masat kanë nisur të zbatohen pas vendosjes së sanksioneve të komunitetit ndërkombëtar ndaj Moskës, për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, transmeton REL.

Banka Qendrore ka thënë më 8 prill se do të heqë masën e komisionit prej 12 për qind për blerjen e valutave të huaja nga 11 prilli.

Banka po ashtu ka thënë se do të pezullojë një ndalesë të përkohshme për shitjen e parave të këmbimit prej 18 prillit.

Rubla ka rënë në 82.09 kundrejt dollarit amerikan më 11 prill, për dallim nga 71 rubla sa ka qenë më 8 prill.

Mbështetja kryesore për rublën, pas sanksioneve, ka qenë nga konvertimi i detyrueshëm i 80 për qind të të ardhurave valutore nga kompanitë e fokusuara në eksport, si dhe nga normat e larta të interesit, edhe pse Banka Qendrore ka ulur papritur normën e saj bazë nga 20 për qind në 17 për qind javën e kaluar.

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here