Mot më stabil, më i ngrohtë e me intervale më të gjata me diell parashihet në ditët e ardhshme përgjatë fundjave.
Të premten orëve të pasdites kalojnë edhe vransira të pakta, por nuk priten kushte për të reshura.
Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 26C e 29C.
Në fillim të javës së ardhshme temperaturat maksimale rriten edhe në 30C e 31C, njofton Prishtina Weather.