Pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes vete dy persona në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren.
Si rrjedhojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online