Dhuna në familje është njëri nga shumë problemet që raportohen në Policinë e Kosovës, e poashtu është edhe njëri ndër fenomenët më sfiduese për institucionet e vendit.
Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Stacionin Policor në Prizren, shkruan SO.
Policia e Kosovës në Prizren njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, ku sipas policisë bëhet e ditur se i dyshuari kishte rrahur nënën dhe babain e tij.
Si pasojë e dhunës nga i dyshuari, viktimave u është ofruar tretman mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.