Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi nisin bashkëjetesën? Ja ku po qëndrojnë çifti pas përfundimit të “BBV”

0
199

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi pas përfundmit të “Big Brother VIP”, ku u njohën dhe dashuruan së bashku, çifti kanë nisur bashkëjetesën.

Ndonëse lajmi nuk është konfimuar akoma nga çifti, disa burime për “Vip Magazine” kanë treguar se tashmë Heidi dhe Romeo po bashkëjetojnë.

Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë, ndërsa sipas medias çifti po planifikojnë pushimet e tyre këtë verë.

Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që ti kushtojnë kohë njëri-tjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media.

Me pjesëmarrjen në koncertin e Alban Skënderaj, e gjithë vëmendja e fansave ishte tek çifti, ndërsa ata u shfaqën duke kërcyer dhe kënduar të përqafuar së bashku.

Historia e dashurisë së Romeos dhe Heidit nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku dyshja u njohën dhe krijuan një romancë së bashku.

Ndonëse në rrjet u aludua se ata do të ndahen me mbarimin e spektaklit, çifti ua kanë “mbyllur gojën” të gjithëve duke treguar se ata po e shijojnë dashurinë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here