Rita Ora pjesë e filmit “Descendants: The Rise of Red!”

0
193

‘Traileri’ i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red!” ku luan edhe Rita Ora është publikuar.

Ora shfaqet si Mbretëresha e Zemrave në ‘trailerin’ e filmit të ri muzikor dhe fantastik “Descendants: The Rise of Red!”, i cili po vjen në Disney+ dhe Disney Channel.

Filmi është i katërti i serisë që ndjek fëmijët e personazheve nga filmat klasikë të Disney-t.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ‘trailerin’ e filmit, duke shkruar: “Thuani përshëndetje Mbretëreshës së Zemrave në ‘Descendants: The Rise Of Red’ të Disneyt. Mezi prej që ju të gjithë ta shihni në Disney Plus më 12 korrik.

Leave a Reply