Po vazhdon të mbajtet Edicioni i VII i Festivalit në piano “Polyhymnia 2022”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë festival morën pjesë mbi 120 pjesëmarrës nga e gjithë bota, me ç’rast gara është mbajtur online.
E sigurisht, nuk pritej ndryshe pos që Riola Susuri të rezultoj e para, duke rrëmbyer çmimin e parë në këtë festival në kategorinë e saj.
“Te dashur miq,
Lajme të bukura vijnë nga Maqedonia e Veriut ( Shkupi), ku vajza Riola Susuri nxënëse e Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” ka fituar çmimin e parë në garën VII International Festival Polyhymnia 2022.
Faleminderit, Riola Susuri për përfaqësimin e vlerave dhe talentin tuaj të mrekullueshëm, dhe të vendit tonë, në rrëmbimin e vendit të parë karshi konkurentëve ndërkombëtar.
Ky sukses i saj, vie falë punës dhe përkushtimit të Prof. Besarta Guri Bobaj.
Shihemi në finalen e madhe me datë 07.05.2022 në Shkup”, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ babai i Riolës, Rrahim Susuri.
Ju kujtojmë se Riola ka dalë e para në grup moshën e saj, derisa më 7 maj do të garoj me fituesit e grupmoshave tjera, duke besuar se do të rrëmbej çmimin e parë. Së bashku me Riolën është edhe Art Ramadani, të cilët do të perfomojnë në natën finale./04 Online