Rinovimi me Realin, Ancelotti flet hapur: Klubi e di mirë si ndihem

0
194

Carlo Ancelotti është rikthyer të flasë rreth së ardhmes së tij. Brazili e kërkon prej kohësh, ndërkohë që Reali i Madridit nuk ka ndërmend ta lërë të lirë në fundin e sezonit.

Shtypi sportiv iberik shkruan se trajneri italian do të takohet në ditët e ardhshme me presidentin Florentino Perez për të biseduar në lidhje me rinovimin e kontratës.

64-vjeçari, deri tani ka fituar 10 trofe me “Los Blancos”, mes tyre dy herë Champions League. Përpara duelit me shtëpiak ndaj Villarealit, tekniku emilian u shpreh:

Unë besoj se nëse klubi është i kënaqur me mua, atëherë ata e dinë se edhe unë jam i kënaqur dhe i lumtur te Reali.

Kështu që besoj se nuk ka arsye të nxitohemi në lidhje me rinovimin e kontratës. Nuk kemi asnjë problem në lidhje me këtë aspekt”, theksoi Ancelotti.

Reali siguroi vendin e parë në grupet e Champions League dhe të hënën do të mësojë kundërshtarët në raundin e 1/8-ve.

Sa i përket La Ligas, skuadra e Carlo Ancelotti renditet në vendin e dytë me 39 pikë. Dy më pak se surpriza Girona, që po kryeson me meritë kampionatin spanjoll./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here