Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, sot rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë tre ndeshje interesante, të vlefshme për javën e pestë, shkruan IndeksOnline.
Lideri i tabelës, Malisheva do të jetë mysafire e Gjilanit e cila po kalon në një krizë rezultatesh.
Në Drenas, skuadra e feronikelit 74 do të jetë nikoqire e Llapit.
Ndeshja e tretë e ditës së sotme zhvillohet mes Fushë Kosovës dhe Dritës.
Të tri këto takime do të nisin nga ora 15:00.