Rikthehen ‘diss-at’ mes repereve shqiptare. Tayna e kap keq me Dafinën dhe Melindën

0
986

Duhet përmendur fakti që reperet shqiptare përpos talentit, një famë shumë të madhe morën edhe nga diss-et që i kushtonin njëra-tjetrës dikur nëpër këngë e që rrjedhimisht bënin portalet të shkruanin për to.

E duket se ajo kohë është rikthyer pasi Tayna me këngën e fundit i ka bërë ca “diss-e”. Reperja në një pjesë të tekstit të këngës “Valle” duket se i referohet Dafinës, këngëtares me të cilën dikur ishin mikesha, por shoqëria e tyre pësoi krizë për arsye që ende nuk dihen.

“Nuk po di më çfarë të këndoj tallava aman aman of of”, këndon Tayna në këngën e re dhe menjëherë ky varg është kuptuar si sulm ndaj Dafinës e cila në këngën “Aman” këndon: “Ama aman”. Në një tjetër pjesë të tekstit, Tayna duket se i drejtohet Melindës.

”Krejt këta e dinë kush është ‘Tata Mata’. Zemër mos u prek se me ty s’e pata”, thotë Tayna dhe me “tata mata” duket se i referohet një kënge të Melindës. “S’ka lidhje për këtë punë e dimë jemi ‘Tata-Mata’. Ke qejf me u krahasu por nuk jemi të barabarta”, thotë Melinda në këngën “Pika Pika” të publikuar në 2019. Dafina dhe Melinda ende nuk kanë reaguar.

Leave a Reply