Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa i njohur si “Remi” ka folur për kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Kurti ka qenë bashkëlufëtar i tij në UÇK.
Remi ka thënë se çdo bashkëpunëtor i Adem Demaçit është dhe veteran, duke e përfshirë edhe Kurtin.
”Lufta ka ndryshuar, zona e Llapit ka qenë ndryshe, ka qenë me sistem. Sektorët e stafit të përgjithshëm kanë kriju veteran, jo domosdo me pushkë me dorë. Secili njeri që ka punu në zyrën e Adem Demaçit është veteran”, ka thënë ai.
Por Remi e ka kritikuar Kurtin për qasjen ndaj veteranëve, duke thënë se Qeveria e tij ka krijuar distancë ndaj veteranit të UÇK-së.
”Edhe sot po ju them që Albin Kurtin e kam pasur bashkëlufëtar me ka shty me bë këtë çështje për me ofru më shumë qasjen e tij, e kam dit që vendit i duhet angazhim për të qenë afër me njëri tjetrin, për mos me kriju distanca, shihet që Qeveria ka kriju distanca me ushtarin e UÇK-së”, ka thënë ai në T7.
Po ashtu, ka deklaruar se askush nuk ka guxuar që veteranët t’i largojë nga Projektligji për Pagën Minimale, duke thënë se këtë nuk guxon ta bëjë as Kurti.