Regjistrimi i popullsisë – ata që s’pranojnë t’i japin të dhënat mund të dënohen deri në 2,000 €

0
1246

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës kanë organizuar diskutimin e parë publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e zyrës se UNFPA-së në Kosovë, tha se shumë të rinjë janë duke ikur nga Kosova dhe si rezultat po ndodhin ndryshime demografike.

Sipas saj, është koha kur Kosova duhet të mendojë seriozisht për këtë situatë.

“Ne jemi dëshmitarë që të rinjtë janë të interesuar që të largohen nga Kosova, që nuk është situata e tillë vetëm në Kosovë, por edhe rajon, por që po shkakton edhe ndryshime demografike dhe mendoj se është koha e duhur që Kosova të mendoj seriozisht në bazë të dhënave që i ka dhe ndryshimeve që po ndodhin për politikat e popullsisë dhe çka duhet të ndryshojë në situatën që po na pret që të rinjtë po ikin nga vendi, dhe se si duhet vetë politikat e shtetit të modifikohen në mënyre që ballafaqohen dhe të gjejë zgjidhje më të mirë për situatën që është duke na pritur”, tha ajo.

Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se regjistrimi i popullsisë është komponent kyç për zhvillim.

Ajo foli edhe për migrimin, ku tha se ky nuk është vetëm problem i Kosovës, por që duhet të ndërtohen politika për t’u mundësuar të rinjve të qëndrojnë në vend.

“Në punë  që ne e bëjmë është më rendësi që gjitha projektet me pas një ndërlidhje me shërbimet e qytetarëve. Regjistri është i rëndësishëm për neve ne aspektin e punës që unë bëjë, komponenti kryesorë që unë bëjë është diaspora, është më rëndësi me kuptuar këtë trendin e migrimit në kuadër të rrugëtimit tonë”.

“Migrimi nuk është një problem që ballafaqohet vetëm Kosova, por e gjithë bota, migrimi është një e drejt e qytetarit, e jona është me ndërtuar politika të shëndosha që njerëzit me qëndruar më vend. Për këtë statistikat shërbejnë si bazament për me pa ndryshim shoqërore”, tha ajo.

Profesoresha e Universitetit të Prishtinës, Mimoza Dushi, foli për rëndësinë e regjistrimit për vendin duke shtuar se regjistrimi i popullsisë është projekt i organizuar nga shteti mirëpo që ka bazë shkencore.

“Regjistrimi i popullsisë është një nga projektet më të mëdha që organizon një shtet, është i organizuar nga shteti mirëpo që ka bazë shkencore prandaj konsiderohet që duhet të jenë të angazhuar një numër i madh i ekspertëve të fushave të ndryshme në mënyrë që për 10 vitet e ardhshme kanë me u siguruar të dhëna që në çdo fushë që nevojiten për politikëbërje. Rëndësia e regjistrimit qëndron në faktin që politikëbërësve të i’u ofron të dhëna për planifikime në ndërtimin e shtetit në rrugën e drejt dhe problemet që dalin gjatë rrugës e për qytetarët të ofrohet mirëqenie”, tha ajo.

Kurse drejtori i në departamentin e Statistikave Sociale dhe të Popullsisë në ASK, Avni Kastrati, tregoi për sfida të cilat i presin për përgatitjet për regjistrimin si dhe format që do t’i përdorin për njoftimin e qytetarëve.

“Regjistrimi i popullsisë 2023 ka një ndryshim madhor nga ai i vitit 2011, Kosova do t’iu bashkëngjitet vende të Evropës, BE ka filluar përgatitjet për regjistrimin e vitit 2031 është një e mirë kjo por është sfiduese për agjensionin. Sfidat kryesore është sigurimi në kohë i disa aktiviteteve pajisjeve apo mbështetjeve të tjera. Ne jemi në fazën përfundimtare të pyetësorit, do të kemi një fushat intensive, do ti përdorim gjitha instrumentet në rrugë e sidomos rrjetet sociale dhe besoj që çdo individ dhe familje do ti ketë informacionet e duhura për regjistrim dhe rëndësinë e regjistrimit” tha ai.

Ne këtë organizim u diskutua edhe pjesa se si do të zhvillohet regjistrimi dhe se çfarë do të ndodhë nëse qytetarët nuk dëshirojnë të regjistrohen se si do të veprohet me ta.

Në lidhje me këtë Kastrati, tha se secili qytetarë është i obliguar me ligj që t’i jap të dhënat dhe ai që nuk pranon që të regjistrohet mund të dënohet nga 500 deri në 2 000 euro, raporton EkonomiaOnline.

“Sipas ligjit secili qytetarë është i obliguar që ti japë të dhënat e përgjithshme, sepse janë disa pyetje në interes nacional dhe ata janë të detyruara të përgjigjen saktë”.

“Kur është më ligj që duhet të regjistrohesh, nuk më kujtohet saktë por e arrijnë koston e 2 000 euro, nga 500 deri në 2 000 euro, kjo nënkupton kur një familjarë nuk dëshiron të jap të dhënat për regjistrim, në momenti që ballafaqohet në institucionet do të detyrohet ta paguaj atë dënim”, tha ai.

Në takim u diskutuar edhe për problemet me të cilat mund të përballen gjatë regjistrimit në Komunat Veriore të Kosovës, mirëpo sipas ASK-së ata janë të përgatitur për regjistrim në gjithë territorin e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here