Këngëtari i njohur Redon Berani feston sot ditëlindjen dhe ka zgjedhur që këtë ditë ta shënojë me një postim falënderues në Instagram, raporton 04 Online.
Ai ka ndarë një fotografi të thjeshtë, të shoqëruar me fjalë zemre:
“Sot e kam ditelindjen 🎉 Faleminderit Zotit per shendetin, familjen dhe shoqerine 🥂”, ka shkruar Redoni në Instagram.
Postimi i tij ka marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e tij artistë, mirëpo ajo që ka rënë në sy është mungesa e një urimi nga Egli – me të cilën Redoni krijoi shoqëri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”.
Kjo heshtje ka ndezur dyshime mes fansave për statusin aktual të marrëdhënies së tyre, e cila ka qenë një ndër më të komentuarat gjatë sezonit të BBVA4. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, por ndjekësit po vëzhgojnë çdo lëvizje të dyshes.
A është fjala për një mungesë të rastësishme apo diçka më shumë? Mbetet për t’u parë./04 Online