Real Madridin, Barcelonën apo Manchester Cityn? Erling Haaland është duke shqyrtuar me kujdes ofertat për të bërë një zgjedhje se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij.
Ende nuk është marrë një vendim, pasi sulmuesi i Borussia Dortmund ka kohë që të zgjedhë me kujdes se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.
Gara për norvegjezin tani duket se është reduktuar në tre skuadra, me një të ardhme që pritet të jetë me shumë mundësi në Spanjë, por pa hedhur poshtë mundësinë e një kalimi në Premier League.
Megjithatë nëse Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munich, atëherë edhe kampionët e Gjermanisë do të bëheshin seriozisht pjesë e garës./SS