Real Sociedad përmbys Mallorca-n në “Estadi Mallorca Son Moix” duke marrë 3 pikët shumë të rëndësishme.
Takimi i vlefshëm për javën e 25-të të La Liga përfundoi me rezultatin 1-2, me Mallorca-n që e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Mallorca mori avantazhin në minutën e 6’, me Sanchez që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi takimin.
Megjithatë në minutën e 38’ Kubo barazoi për Real Sociedad, ndërsa realizoi pas asistit të dhuruar nga Zubeldia.
Në minutën e 45+3’ vendasit mbetën me dhjetë lojtarë, kjo për shkak se Raillo u ndëshkua me dy kartonë të verdhë për sjellje jo sportive.
Në minutat shtesë të sfidës, më saktë në minutën e 90+3’ Merino përmbysi rezultatin dhe i dha 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.
Pas kësaj përballjeje, Mallorca renditet në vend të 16-të me 23 pikë, teksa Real Sociedad në vend të gjashtë me 40 pikë.
Sa i përket sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon të jetë titullar i padiskutuar i Mallorca-s, megjithatë Dardani nuk ia doli që të gjente rrugën drejt rrjetës në këtë përballje.