Real Madridi vë në shënjestër Cesc Fàbregas për stolin e sezonit të ardhshëm

0
74

Real Madridi po vazhdon kërkimet për trajnerin që do ta drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm, pasi drejtuesit e klubit ende nuk janë plotësisht të bindur me punën e Alvaro Arbeloas, i cili aktualisht është në rolin e trajnerit të përkohshëm.

Arbeloa mori drejtimin e ekipit pas largimit të Xabi Alonsos, por sipas mediave spanjolle, drejtuesit e “Los Blancos” po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera për bankinën madrilene.

Një nga emrat që po ndiqet me interes është ai i Cesc Fabregas. Ish-mesfushori spanjoll ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Real Madridit për etikën e tij të punës, filozofinë moderne të lojës dhe mënyrën e komunikimit me lojtarët.

Aktualisht, 38-vjeçari është duke kaluar një sezon shumë të mirë në krye të Comos, ku skuadra e tij renditet në vendin e katërt në Serie A me 51 pikë pas 28 ndeshjeve.

Paraqitjet pozitive të Comos nën drejtimin e Fabregasit kanë bërë që emri i tij të përmendet si një nga kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Real Madridit në të ardhmen./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here