Real Madridi ka arritur ta bëjë një tjetër mrekulli. “Los Blancos” arritën të kualifikohen në finalen e madhe të Champions Leagues.
Ata eliminuan Manchester Cityn në një rikthim senzacional, shkruan Gazeta Express.
Riyad Mahrez shënoi në minutën e 73-të për ta dërguar Cityn në dy gola epërsi ndaj Real Madridit.
Por, fundi ishte special për madrilenët.
I inkuadruari në lojë, Rodrygo shënoi dy gola të shpejtë 90’ dhe 90+1’, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Aty, qysh në start u akordua një penallti për vendasit, nga ku i saktë u tregua Karim Benzema.
Tani, Real Madridi do ta presë në finale Liverpoolin. /Gazeta Express/